Gjykata e Durrësit ndryshon masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së filialit të Postës Durrës.
Korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi raporton se nga masa e sigurisë “arrest në burg”, Elisabeta Mataj kalon në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Në këtë ndryshim mase sipas burimeve nga grupi hetimor kanë ndikuar dhe provat e reja gjatë hetimit, mes tyre dhe një akt ekspertize për falsifikim firme dhe dëshmi, që po e çojnë hetimin në një tjetër rrjedhë.
Për vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës prokuroria e Durrësit ka akuzuar edhe ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren e filialit.


