Në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Mali I Zi ka vendosur regjimin me viza për shtetasit nga Federata Ruse, Bjellorusia dhe Turqia, duke harmonizuar harmonizojë plotësisht politikën e tij të vizave me politikën e vizave të BE-së. Sipas qeverisë malazeze, do të iniciohet edhe lidhja e një marrëveshjeje të re me Turqinë për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale. Më 23 korrik, qeveria malazeze miratoi ndryshimet në Rregulloren për regjimin e vizave, me të cilat përcaktohet se, nga 1 nëntori, shtetasve rusë, bjelloruse dhe turq, do t’u nevojitet vizë për hyrje, kalim nëpër territor dhe qëndrim në Mal të Zi. Kështu, Mal I Zi përmbush një nga kriteret përfundimtare për mbylljen e Kapitullit 24 të negociatave në kuadër të anëtarësimit me BE-në, si dhe një nga obligimet kryesore të Agjendës së Reformave.