25 Shtator 2026, 10:54
Nga E. D
Elisabeta Mataj
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës Elisabeta Mataj. Mataj akuzohet se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet dhe për këtë ajo ka qëndruar vetëm 2 muaj në qeli.
Gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Durrësit, gjyqtari Xhevdet Lika ka pranuar kërkesën e saj për një masë më të lehtë sigurie dhe ka vendosur ta lirojë nga burgu. Seanca është zhvilluar pa praninë e mediave, ndërkohë ende nuk dihet se cilat janë rrethanat e reja që çuan në zbutjen e masës së sigurisë.
Reagimi i plotë:
Në përgjigje të kërkesave dhe e-maileve tuaj të datës 25.09.2026, drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ku në bazë të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, në kuadër të informimit për çështje që konsiderohen me interes publik, kërkoni informacion lidhur me ngjarjen që i përket zëvendësimit të masës së sigurimit personal për nëpunësit e Postës Shqiptare, Dega Qendër Durrë, E.M, parashtrojmë si më poshtë:
Së pari, ju bëj me dije se kërkesat tuaja i janë përcjellë trupit gjykues që ka çështjen në shqyrtim, ku pas konsultimit dhe miratimit paraprak të tij, është vijuar me trajtimin tyre.
Verifikimet janë kryer në Sistemin ICMIS (Sistemi informatik i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, i cili mundëson. Ky sistem ofron mundësi kërkim për të gjitha çështjet gjyqësore civile apo penale të regjistruara pranë kësaj gjykate kryesisht nëpërmjet emrit të palëve ndërgjyqëse), ku rezulton se pranë kësaj gjykate është regjistruar çështja penale konkretisht:
– Çështja penale me Nr. 509/5 Akti, me objekt “Informacion 2 mujor në lidhje me ecurinë e proçedimit penal, në varësi të permbajtjes të ketij informacioni kërkojmë dhe zëvendësimin e masës së sigurimit”
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës (Kërkuese), përfaqësuar nga Prokuror Gazmend Frëngu.
Kjo çështje u shortua elektronikisht pranë Gjyqtarit Xhevdet Lika
Seanca gjyqësore u zhvillua në datë 25.09.2026, ora 09:00.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 509/5, datë 25.09.2026, ku ka vendosur:
VENDOSI
1. Pranimin e kërkesës të personit nën hetim Elisabeta Mataj.
2. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj personit nën hetim E.M. me vendimin Nr.509/2, datë 18.07.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Durrës, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të personit nën hetim E. M. nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet e paraburgosur për ndonjë vepër tjetër penale.
4. Urdhërohet personi nën hetim E. M. të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e saj në Lagjen nr.xx, Qyteti Durrës.
5. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) diteve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës.
U shpall në Durrës, me datë 25.09.2026
(VO: Sjellim në vëmendjen tuaj se krahas të drejtës për informim, të dhënat e mësipërme, veçanërisht për nga karakteri që mbartin, ndër të tjera, janë edhe objekt i Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (I ndryshuar) ku çdo abuzim me të dhënat që përmbajnë këto manteriale passjell përgjegjësi sipas ligjit. Për këtë shkak, kërkohet që përveç zbatimit të legjislacionit në fuqi të tregohet kujdes i shtuar nga subjektet që disponojnë të dhënat në fjalë.)
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, shpreh gatishmërinë maksimale në kuadër të bashkëpunimit me Median, si dhe mbetemi të gatshëm për çdo sqarim apo eventualitet të mundshëm./Dosja.al
gjykata e durrësit elisabeta mataj
Aktualitet
25 Shtator 2026, 10:32
I.A
Sokol Sadushi
TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve u...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 09:56
E. D
pamjet
LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manati ...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 09:37
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një 44-vjeçare nga Polonia, e cila jeton në Rodos të Greqisë, ka denoncuar një 28-vjeçar shqi...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 09:11
E. D
PATOS- Intektualë të njohur, përfshirë aktorë, avokatë e shkrimtarë i janë drejtuar Kuvendit me një letë...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 08:27
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Irini Kapogianni ka klinikë dentare në Athinë. Por përvojën e saj ajo e fitoi në D&uum...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:44
E. D
Edi Rama, Linda Rama, Taulant Balla
SHBA- Kryeministri Edi Rama është përballur me shqiptarët në SHBA, ku po merr pjesë ...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:32
E. D
TIRANË- Kërkesat për kapital të shoqërive të sigurimit do të bazohen në profilin e rrezikut të veprimtarisë ...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera n&eu...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:24
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kthjellimet mbeten dominante gjatë gjithë ditës në të gjithë Shqipërinë, përjasht...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 23:19
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë zënë mat deputetin socialist Bledi Çuçi, gjatë marshimit të tyre. Sapo e k...