AKTUALITET /

Dyshohet se vodhi 700 mijë € të pensionistëve, ish-shefja e postës në Durrës lirohet nga burgu

Sipas informacioneve nga gjykata, masa e sigurisë u ndryshua për shkak se ka patur prova të reja gjatë hetimit të prokurorisë.

Shkruar nga Versus
Dyshohet se vodhi 700 mijë € të pensionistëve, ish-shefja e
Elisabeta Mataj, ish-drejtoreshë e filalit të Postës Shqiptare në Durrës

Elisabeta Mataj, ish-drejtoresha e filalit të Postës Shqiptare në Durrës, është lënë në arrest shtëpie. Vendimi është marrë nga gjykata e Durrësit ditën e sotme.

Mataj akuzohet se ka përvetësuar rreth 700 mijë euro të destinuara për pensionistët në filalin e postës. Sipas informacioneve nga gjykata, shkak për ndryshimin e masës së sigurisë janë bërë provat e reja të siguruara gjatë hetimit të prokurorisë.

Skandali u zbulua në muajin korrik të këtij viti ku pamjet filmike të kamerave të sigurisë tregonin sesi paratë nxirreshin me qese të zezë. Për skandalin u lanë në arrest shtëpie edhe dy punonjëse të tjera, shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana.

Gjatë hetimeve, Mataj u pyet edhe nëse frekuentonte kazinotë dhe ish-drejtoresha u përgjigj duke thënë se diçka e tillë nuk i ndalohej nga ligji. Sa i takon shumës së parave të zhdukura nga arka e pensionistëve, Mataj tha se nuk kishte asnjë dijeni.

Pak ditë më parë bashkëshorti i saj, Fetah Mataj u ngrit në detyrë në bashkinë e Durrësit duke u emëruar Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve. Versus.al

Poll