AKTUALITET /

Sherr kush kalon i pari, shefi i komisariatit të Krujës dhunohet nga shoferi në Durrës

Pamjet i ka publikuar edhe ish-deputeti Murrizi i cili shkruan se nuk ka sesi të ofrohet siguri për qytetarët kur shefat e komisariateve përfshihen në situata të tilla.

Shkruar nga Versus

Sherr kush kalon i pari, shefi i komisariatit të Krujës dhunohet nga

Një sherr banal i ndodhur gjatë qarkullimit në një rrugë të Durrësit, është bërë viral në rrjetet sociale. Pamjet tregojnë një drejtues makine që zbret nga automjeti dhe godet me shpullë një person që drejtonte motorin pasi ky i fundit e ofendoi.

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi duke e ripostuar videon shkruan se personi me motor është shefi i komisariatit të Krujës Elton Shahini i cili ka qenë më parë shef i komisariatit nr.1 në Tiranë.

“Kur rrifet ne mes te rruges nje shef komisariati vaj medet çfar sigurie do te ofroj kjo polici per qytetarët. Dhe jo vetëm e ka rrah por nuk e ka lene të bej as denoncim si duket.

Bela e madhe kur je i emeruar e i promovuar nga klane te pista apo bota e krimit edhe te rrahin edhe nuk te len te “ qash”- shkruan Murrizi mes të tjerash.

 

Postimi i plotë:

Kjo vd tregon se ku eshte katandisur Shteti

Ky me motorr qe e rrahin ne mes te rruges ne Durres para nje muaji si gomarin ne duhan eshte shefi i komisariatit Kruj Elton Shahini dhe ish shef i komisariatit Nr 1 ne Tiran

Ky qe e rreh si duket duhet te kete te “ drejte” se ndoshta i ka zene rrugen ose mund ta kete “ vartes” nese ky qe e rreh eshte pjes e “ strukturave” qe e kane emeruar

Ndoshta eshte edhe oficer i SHISH te Trendafiles Vlora Hyseni dhe ka mar “ urdher” qe tja fiki “ radarin” shefit te komisariatit te Krujes

Ehhhh ku jemi katandisur

Kur rrifet ne mes te rruges nje  shef komisariati vaj medet çfar sigurie do te ofroj kjo polici per qytetarët. Dhe jo vetëm e ka rrah por nuk e ka lene të bej as denoncim si duket.

Bela e madhe kur je i emeruar e i promovuar nga klane te pista apo bota e krimit edhe te rrahin edhe nuk te len te “ qash”

Me siguri SHISH i Durresit duhet te ket “ bere” raport per kete ngjarje “ argetuese” per Qytetaret qe ishin te pranishem aty ne kete moment “ pikant”. Versus.al

Poll