Dion Gallapeni shkëlqen ndaj Irlandës – statistika që dëshmojnë një paraqitje thuajse perfekte

Kosova e nisi me fitore historike përballjen e parë në nivel senior ndaj Irlandës, ndërsa një nga protagonistët kryesorë në këtë sukses ishte Dion Gallapeni.

Të lidhura

None found

Ndeshja u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të “Dardanëve”. Tri pikët u siguruan falë golit të Vedat Muriqit në pjesën e dytë.

Brenda një sfide të luftuar dhe me ngarkesë të madhe për mbrojtjen, Gallapeni u shfaq i sigurt në prapavijë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e epërsisë së Kosovës.

Mbrojtësi fitoi të gjitha duelet tokësore ku mori pjesë, konkretisht 5 nga 5, ndërsa në përballjet ajrore regjistroi po ashtu sukses të plotë, me 4 duele të fituara nga 4.

Edhe në ndërhyrje ai ishte 100 për qind i saktë, duke fituar 2 nga 2 të tilla dhe duke kufizuar mundësitë e repartit ofensiv irlandez.

Gjatë ndeshjes, Gallapeni pati 81 prekje të topit, realizoi tetë rikuperime dhe shtatë spastrime. Ai fitoi gjithashtu tri faulle.

Kontributi i tij nuk mungoi as në fazën sulmuese, ku regjistroi tri krosime të sakta, ndërpreu dy aksione dhe krijoi një mundësi për bashkëlojtarët.

Me sigurinë e treguar në mbrojtje, saktësinë në duele dhe përfshirjen në avancimin e lojës, Gallapeni ishte ndër lojtarët më të spikatur të Kosovës në fitoren 1-0 ndaj Irlandës.


sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel