Aktualitet

69 milionë lekë nga pensionet, Gjykata e Durrësit zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës!

Gjykata ndryshoi masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, duke e zëvendësuar “Arrestin në burg” me “Arrestin në shtëpi”. Në paraburgim prej korrikut, dyshohet mbi përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve, fonde të destinuara për pagesën e pensioneve në degët postare në Shijak e Krujë.

Mataj është një nga tre zyrtaret e Postës Shqiptare në Durrës të përfshira në këtë hetim. Në korrik, ish-shefja e financës dhe arkëtarja u lanë që në fillim në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ndryshimi i masës së sigurisë nuk nënkupton pushimin e hetimeve dhe as shpalljen e pafajësisë për ish-drejtoreshën e Postës.