Akuzohet se përfitoi 69 milionë lekë të pensioneve, gjykata e Durrësit zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

Nga A2 CNN
25 Shtator 2026, 11:24 | Kronikë

Akuzohet se përfitoi 69 milionë lekë të pensioneve, gjykata

Gjykata e Durrësit ndryshon masën e sigurisë nga arresti me burg në arrest shtëpie, për ish-drejtoreshën e Postës Elisabeta Mataj.

Mataj u vu në pranga në muajin korrik, pasi akuzohet së bashku me dy punonjëse të tjera të Postës për përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve të rinj, fonde të destinuara për pensionet në degët e Postës në Shijak dhe Krujë.

Elisabeta Mataj është një nga tre zyrtaret e Postës së Durrësit të përfshira në hetim, së bashku me ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Dana.

Në korrik, Gjykata e Durrësit la në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” Dunin dhe Danën.

Ndërkohë hetimet për të 3 ish-zyrtaret vijojnë.

VENDIMI I GJYKATES:

Pranimin e kërkesës të personit nën hetim Elisabeta Mataj.

Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj personit nën hetim E.M. me vendimin Nr.509/2, datë 18.07.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të personit nën hetim E. M. nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet e paraburgosur për ndonjë vepër tjetër penale.

Urdhërohet personi nën hetim E. M. të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e saj në Lagjen nr.xx, Qyteti Durrës.

Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos