
Një rast skandaloz është shënuar gjatë ndeshjes së mbrëmshme të luajtur mes Serbisë dhe Greqisë për grupin A të Ligës së Kombeve. Tifozët serbë kanë vijuar avazin e tyre me thirrjet “Kosova është Serbi”, por ajo çfarë mund të konsiderohet edhe më skandaloze është se tifozët grekë iu bashkuan këtyre thirrjeve duke duartrokitur serbët.
Në fund Greqia fitoi ndeshjen me rezultatin 1-2. Edhe Kosova dje shënoi një arritje duke mposhtur Irlandën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Prishtinës. Versus.al

