Qeveria e Malit të Zi i dha dritën jeshile të ashtëquajturit Informacioni për nevojën e anulimit të marrëveshjeve që rregullojnë regjimin pa viza me Federatën Ruse, Bjellorusinë dhe Turqinë. Sipas njoftimit të Qeverisë, do të hidhen hapa edhe për vulosjen e një marrëveshjeje të re me Turqinë, e cila të zbatohet për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale.