web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shantazhi i Hysenit ndaj Klodiana Lalës/ Deputetja e PS-së-SPAK-ut: Me përparësi kallëzimi i gazetares

25 Shtator 2026, 11:58, Aktualitet CNA

Shantazhi i Hysenit ndaj Klodiana Lalës/ Deputetja e PS-së-SPAK-ut: Me

Deputetja e PS-së, Iris Luarasi, i ka bërë thirrje SPAK-ut që të trajtojë me përparësi kallëzimin e gazetares Klodiana Lala për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, pas shantazhit para GJKKO-së.

Luarasi thekson se mbrojtja e gazetarëve është detyrim i shtetit dhe kusht për demokracinë.

“Deklarata e ish-drejtueses së SHISH-it ndaj Klodiana Lalës në hyrje të GJKKO-së është e papranueshme. Një gazetare po bënte një pyetje me interes publik. Në vend të përgjigjes mori insinuata që dëmtojnë reputacionin, integritetin profesional dhe sigurinë e saj personale.

Si zëvendëskryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, i bëj thirrje SPAK-ut që ta trajtojë me seriozitet dhe me përparësi kallëzimin e gazetares. U bëj thirrje gjithashtu institucioneve përgjegjëse që të garantojnë mbrojtjen e saj.

Pyetjet e gazetarëve duhet të marrin përgjigje, jo kërcënime. Mbrojtja e gazetarëve është detyrim i shtetit dhe kusht për demokracinë. Gazetarët që bëjnë pyetje nuk janë armiq”, nënvizon Luarasi.

Një ditë më parë, pasi zbriti nga makina e policisë, ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, u pyet nga gazetarja Klodiana Lala në lidhje me Ergys Agasin, ndërsa Hyseni e shantazhoi.

Deklarata e saj shkaktoi shumë reagime si nga politika apo shoqatat e gazetarëve. Vetë gazetarja ka deklaruar se ka bërë kallëzim në SPAK për Vlora Hysenin./ CNA





Lajmet e fundit nga