25 Shtator 2026, 12:01
Nga E. D
pamjet
LEZHË- Policia ka dhënë deteja lidhur me plagosjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manati të Lezhës. Blutë bëjnë me dije se dy persona, babë e bir, janë shpallur në kërkim për plagosjen e 31 vjeçarit Danjel Pikuli. Sipas policisë, Gjergj Voci dhe Ariseldo Voci, 47 dhe 23 vjeç, janë konfliktuar me 31-vjeçarin për motive të dobëta dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur.
Policia thotë se i riu është jashtë rrezikut për jetën në spital. Ndërkohë është gjetur edhe automjetin tip “BMW”, i cili dyshohet se është përdorur nga dy autorët e dyshuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Lezhë, në drejtimin e Prokurorisë, për autorësinë dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, të shtetasit D. P., mesditën e djeshme, në fshatin Manati, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të plagosjes, shtetasve: B. Gj. alias B. V., 47 vjeç, dhe A. V., 23 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Tresh, Lezhë.
Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 13:10, këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin D. P., 31 vjeç, banues në Lezhë, kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij. Si pasojë është plagosur 31-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një automjet tip “BMW”, i cili dyshohet se është përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
policia e lezhes
Aktualitet
25 Shtator 2026, 11:42
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ambasada amerikane në Prishtinë tha se mezi pret që të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri t&eu...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 10:54
E. D
Elisabeta Mataj
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 10:32
I.A
Sokol Sadushi
TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve u...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 09:56
E. D
pamjet
LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manati ...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 09:37
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një 44-vjeçare nga Polonia, e cila jeton në Rodos të Greqisë, ka denoncuar një 28-vjeçar shqi...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 09:11
E. D
PATOS- Intektualë të njohur, përfshirë aktorë, avokatë e shkrimtarë i janë drejtuar Kuvendit me një letë...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 08:27
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Irini Kapogianni ka klinikë dentare në Athinë. Por përvojën e saj ajo e fitoi në D&uum...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:44
E. D
Edi Rama, Linda Rama, Taulant Balla
SHBA- Kryeministri Edi Rama është përballur me shqiptarët në SHBA, ku po merr pjesë ...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:32
E. D
TIRANË- Kërkesat për kapital të shoqërive të sigurimit do të bazohen në profilin e rrezikut të veprimtarisë ...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera n&eu...