U takon Shteteve të Bashkuara të zgjedhin nëse do t'i japin fund luftës me Iranin, pasi Teherani nuk dëshiron të vazhdojë luftimet – deklaroi presidenti iranian Masoud Pezeshkian për Fox Neës në një intervistë të transmetuar të enjten. Të mërkurën, Pezeshkian mbajti një qëndrim sfidues në OKB duke i thënë botës se Irani nuk do të "gjunjëzohej" para Uashingtonit, ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se bisedimet SHBA-Iran ishin ende në zhvillim. "Kur mund t'i zgjidhim çështjet përmes dialogut, nuk duhet t'i drejtohemi vrasjes së njëri-tjetrit. Por, për shkak të provokimeve të kryera nga Izraeli, ata na e kanë imponuar këtë luftë," tha Pezeshkian. "Por ne nuk dëshirojmë të vazhdojmë. Është Amerika ajo që duhet të zgjedhë nëse dëshiron t'i japë fund kësaj apo jo."