Bashkimi i Maliqit me Korçën “përplas” këshilltarët bashkiakë, argumentet pro dhe kundër

Këshilltarët bashkiakë të Korçës kanë diskutuar propozimin për ndarjen administrative tërritoriale të njësive të qeverisjes vendore. Sipas këtij propozimi bashkisë së Korçës i bashkohet edhe bashkia e Maliqit, ndaj edhe këshilli Bashkiak paraprakisht ka zhvilluar disa dëgjesa me banorët e njësive administrative duke marrë edhe mendimet e tyre, që sipas kryetarit të grupit të këshilltarëve të majtë Petrika Tollkuçi, 75% e banorëve kanë qenë pro reformës.
Ndërkohë në mbledhjen e këshillit janë shfaqur mendime të ndryshme nga këshilltarët, ku të djathtët kanë qënë kundër bashkimit me Maliqin, ndërsa të majtët pro këtij bashkimi.
Pas diskutimeve propozimi për reformen administrative territoriale është miratuar me 26 vota pro dhe 5 kundër.




