E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident i rëndë në rrugën e re Qafë Plloçë-Qukës, tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në rrugën e re Qafë Plloçë-Qukës, pranë tuneleve.

Dy automjete të vogla janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej mjeteve me targa greke.

Nga të dhënat paraprake raportohet për të paktën tre persona të plagosur, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Reklamë

Paraprakisht dyshohet se në përplasjen mund të kenë ndikuar lagështira në rrugë dhe shpejtësia me të cilën lëvizte njëri prej mjeteve gjatë kalimit në urë, ku rruga ka edhe një kthesë të fortë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.