Festoi golin duke imituar një të shtënë arme, përjashtohet futbollisti i Izraelit (VIDEO)

25 Shtator 2026 | 12:25

Futbollisti i Izraelit, Sayed Abu Farchi, është përjashtuar për shkak të mënyrës se si e festoi golin e barazimit ndaj Austrisë, të enjten mbrëma. Austria e fitoi 3:1 ndeshjen si vendase në Linz, me golat e shënuar në minutën e 90-të dhe 93-të. 

Abu Farkhi barazoi në 1:1 në minutën e 55-të. Dhe pasi festoi me bashkëlojtarë shkoi për të festuar edhe në kënd të fushës. E hoqi shtizën e flamurit dhe “festoi” duke marrë pozitën e shtënies me armë.

U ul në gjurin e djathtë dhe drejtoi shtizën sikur po qëllonte me armë. Ka pasur edhe raportime se festa kishte të bënte me gjuajtjen në lojën e biliardos. Por futbollisti i Izraelit bëri lëvizje që shihet pas shtënies me armë.

Arbitri bullgar, Georgi Kabakov, e ndëshkoi me karton të verdhë për veprimin  josportiv dhe pasi Farchi kishte një karton tjetër të verdhë, u përjashtua.

Ndeshja i takoi Grupi B3 të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Në këtë grup janë edhe Kosova dhe Irlanda. Dhe veprimi i futbollistit të Izraelit vetëm sa i jep “zjarr” garës në grup. Në Irlandë kanë kundërshtuar dhe kundërshtojnë zhvillimin e ndeshjeve me Izraelin.

Madje ka pasur protesta dhe peticione kundër përballjes me Izraelin. Të dielën Izraeli e pret Irlandën në terren neutral, përkatësisht në Debrecen. Edhe ndeshja si vendase e Irlandës me Izraelin luhet në terren neutral, përkatësisht në Serbi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri i Irlandës “dorëzohet” pas humbjes ndaj Kosovës: Fitore e merituar

Trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes 1-0 ndaj Kosovës në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve. Tekniku islandez e...
11:22 | 25/09/2026

Muriqi vendos ndeshjen në fund, Kosova triumfon ndaj Irlandës

Kosova ka shënuar fitore 1-0 ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”, falë golit të Vedat Muriqit në minutën e 84-të. “Dardanët” ishin dukshëm skuadra më kërkuese...
08:00 | 25/09/2026

Zidane: Marrja e drejtimit të Francës më e veçantë sesa debutimi im si lojtar

Zinedine Zidane u pyet nëse marrja e drejtimit të ndeshjes së tij të parë me Francën të premten do të ndihet po aq e veçantë...
20:09 | 24/09/2026