web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Urgjenca për hetim mbi keqpërdorimin e SHISH-it ndaj armiqve të partisë!

25 Shtator 2026, 12:36, Aktualitet CNA

Urgjenca për hetim mbi keqpërdorimin e SHISH-it ndaj armiqve të

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, e konsideron urgjent hetimin mbi keqpërdorimin e SHISH-it për kundërshtarët e kryeministrit Edi Rama dhe partisë që ai drejton.

Në këtë pikë, Këlliçi sjell në vëmendje rastin e një dite më parë me shantazhin e hapur ndaj gazetares Klodiana Lala.

Sipas nënkryetarit të PD-së, kjo tregon se ka dyshim se SHISH-i është keqpërdorur për të intimiduar kundërshtarët e kryeministrit Edi Rama, rebelët e mundshëm brenda partisë, kritikët në media, përfaqësues të Opozitës, apo edhe të protestës, të cilët janë gjithnjë në përgjim prej më shumë se 100 ditësh.

Këlliçi deklaron se SHISH ka qenë një mashë në duart e Kryeministrit dhe rrethit të tij të ngushtë, një kamxhik sa herë u është dashur e kanë qenë në hall.

“Urgjenca për hetim mbi keqpërdorimin e SHISH ndaj armiqve të partisë!

Reagimi skandaloz i Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala, shantazhi i hapur ndaj saj, na sjellin në vemendje atë që është thënë e denoncuar për keqpërdorimin e SHISH për interesa politike nga Kryeministri dhe rrethi i tij i ngushtë.

Vlora Hyseni, e akuzuar për krime të rënda, në dyert e GJKKO, me gojën e vet e konfirmoi se ata kanë përgjuar e survejuar kundërshtarë, kritikë, apo njerëz që guxojnë të ngrenë zërin. Qoftë edhe duke sajuar dosje për ta.

Gazetarja investigative mund të jetë bërë bezdi jo vetëm për pushtetin por edhe për grupe kriminale. Dhe Vlora e Gysit në këtë rast, është hedhur në sulm.

Nuk ka dyshim se SHISH është keqpërdorur ndoshta masivisht për të intimiduar kundërshtarët e Edi Ramës, rebelët e mundshëm brenda partisë, kritikët në media, përfaqësues të Opozitës, apo edhe të protestës të cilët janë gjithnjë në përgjim prej 100 e ca ditësh.

Pra ka qënë një mashë në duart e Kryeministrit dhe rrethit të tij të ngushtë, një kamzhik sa herë u është dashur e kanë qënë në hall.

Kështu gjendemi para një krimt të rëndë edhe kushtetues dhe një veprimtari e tillë e errët duhet hetuar deri në fund.

Vlora Hyseni kishte kontroll të plotë mbi institucion, aq sa nën mandatin e saj nuk pati as nëndrejtor, që gjithnjë ka shërbyer si një lloj garancie kur titullari çmendet ose rrëshket në paligjshmëri.

Në këto rrethana, ka qënë edhe më e lehtë të keqpërdoret institucioni që duhet të shërbejë për sigurinë kombëtare, për të luftuar krimin e korrupsionin”, shkruan Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga