
Ditën sotme, Kuvendi miratoi me 106 vota pro projektligjin për dërgimin e forcave paqeruajtëse në Gaza duke treguar bashkërendim mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës kur bëhet fjalë për çështje të rëndësisë ndërkombëtare.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi reagoi për projektligjin që mori mbështetje nga palët politike duke shkruar se me këtë vendim, Shqipëria tregon edhë njëherë qëndrimin krah për krah me SHBA dhe përgjegjësi për sigurinë ndërkombëtare.
“Një vendim që e shndërron angazhimin e Shqipërisë për paqen në një kontribut konkret në terren. Si aleat i vendosur, Shqipëria qëndron krah për krah me SHBA në përpjekjet për paqe me përgjegjësi, solidaritet dhe kontribut për sigurinë ndërkombëtare”- shkroi Nufi. Versus.al

