Mbollën kanabis në pyll, arrestohet 22-vjeçari, bashkëpunëtori hedh kallashnikovin në tokë dhe arratiset
Në një zonë pyjore në fshatin Dobrenjë të Skraparit janë gjetur 31 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, nd...
Në një zonë pyjore në fshatin Dobrenjë të Skraparit janë gjetur 31 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, nd...
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, pritet të mbërrijë së shpejti në ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshton ngritjen e një strukture të re për barnat dhe shërbimet spitalore, d...
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mbeten ndër funksionaret publikë me të ardhura më të larta në vend. Piran...
Turizmi humbi ritëm në gusht. Hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me vetëm 2% krahasuar me një vit më parë, ritmi m&eu...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në burg Hasan Ndërjakun, i cili u...
Forcat ajrore finlandeze thanë të premten se avionë luftarakë suedezë dhe finlandezë ishin ngritur në ajër për t&...
Gjykata e Durrësit ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për i...
Dy persona janë arrestuar nga Policia në Lushnje, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Sipas policisë, në p...
Partia Demokratike ka ngritur pikëpyetje lidhur me një pagesë prej 8.6 milionë lekësh ndaj kompanisë “TIMAK Defence”...

Tetë ditë nga dënimi me burgim të përgjithshëm prej 81 vjetësh i katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, protestat kundër vendimit të shkallës së parë dhe thirrjet për një strategji shtetërore në apelimin e tij po vazhdojnë të rriten.
Kjo strategji, të cilën Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta hartojë, nuk duhet të kufizohet thjesht në financimin e ekipeve të mbrojtjes, por duhet përfshijë grumbullimin e ekspertizës vendëse dhe ndërkombëtare, si dhe një angazhim të bashkërenduar diplomatik, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë (REL).
Një strategji shtetërore përtej apelit
Qeveria e Albin Kurtit nuk ka shpjeguar se si do të dukej strategjia për ta luftuar në Apelin e asaj që njihet si Gjykata Speciale aktgjykimin dënues për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Zyra e Kurtit nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it për më shumë hollësi rreth saj.
Por, duke folur për strategjinë më 19 shtator, Kurti kishte thënë se nevojitet pajtueshmëri për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit, si në ndihmën e ekipeve në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik.
Për Donika Eminin nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, në strategji duhet të përfshihen të gjitha institucionet e vendit, si dhe opozita, ndërsa atë duhet ta shtyjë përpara Ministria e Drejtësisë.
Ky dikaster qeveritar nuk është deklaruar deri tani rreth aktgjykimit, e aq më pak rreth ndonjë strategjie. Udhëheqësja e tij, Donika Gërvalla, është në qendër të kritikave, ndërsa shkarkimi i saj është ndër kërkesat e vazhdueshme në protestat e përnatshme në sheshet e kryeqytetit të Kosovës.
Ekspertizë vendëse dhe ndërkombëtare
Përtej rolit të Ministrisë së Drejtësisë, Emini dhe Deda sugjerojnë se strategjisë do t’i duhej një mekanizëm i qartë koordinues mes institucioneve, ekipeve të mbrojtjes, ekspertëve dhe përfaqësuesve të Kosovës jashtë vendit.
Kjo, sipas tyre, do t’i shmangte veprimet e ndara, dhe do të përcaktonte se kush mbledh dokumentet, kush bashkërendon ekspertizën dhe kush është përgjegjës për komunikimin diplomatik.
Deda këshillon që Kosova të grumbullojë ekspertë të fushave të ndryshme, si juristë ndërkombëtarë, historianë, arkivistë, ekspertë ushtarakë dhe hulumtues të dokumenteve, për t’i ndihmuar mbrojtjes së secilit prej të dënuarve të arrijnë sukses në apel.
“Roli i tyre nuk është ta rishkruajnë historinë apo të krijojnë fakte të reja, por të ndihmojnë mbrojtjen të gjejë dhe ta kuptojë materialin ekzistues”, sipas Dedës.
Ai thotë se prioritet duhet të jenë juristët me përvojë të drejtpërdrejtë në procedurat e apelit para gjykatave penale ndërkombëtare.
“Apeli nuk është përsëritje e gjykimit. Ai duhet të identifikojë saktësisht gabimet juridike që e bëjnë aktgjykimin të paqëndrueshëm, gabimet faktike që kanë shkaktuar padrejtësi, si dhe gabimet në përcaktimin e dënimit”, nënvizon Deda.
Kjo, sipas tij, nënkupton se mbështetja shtetërore duhet të përshtatet me nevojat e ekipeve të mbrojtjes, dhe me standardet procedurale të apelit, ndërsa vendimmarrja për argumentet dhe strategjinë juridike mbetet te mbrojtja.
Emini, në anën tjetër, argumenton se, përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë të ekipeve të mbrojtjes, ekspertiza ndërkombëtare mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për një dimension tjetër: për diplomacinë, për komunikimin ndërkombëtar.
“Për ta vendosur rastin në një kontekst më të gjerë dhe për të pasur diskutime mbi vetë mënyrën se si është trajtuar ky proces, pa e reduktuar çdo diskutim në tensionet politike që ekzistojnë brenda Kosovës”, thotë ajo.
Trupi gjykues në Hagë e shpalli katërshen e UÇK-së përgjegjëse penalisht për krimet e luftës si ndalimi arbitrar, trajtimi mizor dhe torturimi i qindra njerëzve, dhe për vrasjen e 96 njerëzve.
Deda thekson se derisa Kosova duhet përmes diplomacisë ta bëjë të qartë se aktgjykimi i shkallës së parë nuk është përfundimtar dhe se përgjegjësia penale e individëve nuk mund të shndërrohet në faj kolektiv të UÇK-së, të luftës çlirimtare apo të vetë shtetit të Kosovës, mbështetja e apelit nuk duhet të shndërrohet në mohim të vuajtjes së viktimave.
“Respekti për viktimat nuk e dobëson mbrojtjen; përkundrazi, ia shton kredibilitetin”, thotë Deda.
Teksa thotë se diplomacia duhet të jetë pjesë e secilësdo strategjie të ardhshme në procesin e apelit, Emini thekson se Qeveria duhet të jetë shumë më e kujdesshme dhe më strategjike në mënyrën se si e bën këtë.
“Diplomacia nuk është thjesht të shkosh në çdo takim dhe të thuash se nuk pajtohesh me aktgjykimin dhe se gjykata ka gabuar”, thotë ajo.
Emini kritikon Qeverinë për mungesë veprimi në këtë fushë, duke thënë se do të duhej të kishte investuar më shumë në krijimin e një diskutimi ndërkombëtar rreth këtij procesi, që nisi me arrestimin e katërshes më 2020.
Qëllimi, sipas saj, nuk do të ishte të bëhej trysni e drejtpërdrejtë mbi gjykatën, por që procesi të ndiqej, të studiohej dhe të diskutohej në mënyrë serioze në qarqet juridike, akademike dhe politike. /REL
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish të enjten mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë...
Ardit Kutleshi, 28-vjeçar nga Kosova, është deklaruar fajtor në Shtetet e Bashkuara për akuzat që lidhen me krijimin dhe funksio...
Eurodeputeti kroat nga radhët e partisë HDZ, Davor Ivo Stier, ka deklaruar në emisionin "Romano Bolkoviq – 1 na 1" në televizionin kro...
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rikthehen në vëmendje pamjet që dokumentojnë mo...
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, të caktuara për 25 tetor, rikthyen në vëmendje edhe politikën e Beogradit zyrtar ndaj Kosovë...
Më 24 shtator 2023, në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës, ndodhi përplasja më e rënd&eu...
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra ...
Remitancat në Kosovë janë rritur me 5.7 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, ndërsa gjatë periud...
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po mbahet nata e...
Familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit kanë publikuar një letër të përbashkët, përmes së cil...