Arrestohet në Nju Jork aktorja e Hollivudit, protestonte kundër Netanyahut

25 Shtator 2026 | 13:04

Fituesja e çmimit Oscar, Susan Sarandon dhe ylli i “Hacks”, Hannah Einbinder, ishin midis personave të arrestuar në një protestë kundër Benjamin Netanyahut në Nju Jork të enjten.

Pamjet nga agjencia France Press (AFP) tregojnë anëtarë të policisë së Nju Jorkut duke i vënë prangat yllit të “Thelma dhe Louise”, ndërsa kryeministri izraelit përgatitet të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 

Hannah Einbinder ishte gjithashtu në protestë, së bashku me yllin e “Saturday Night Live”, Sarah Sherman.

Protesta u organizua nga grupi “Zëri Hebraik për Paqe” dhe demonstruesit mbanin pankarta me mesazhet: “Ndalo armatosjen e Izraelit” dhe “Ndalo gjenocidin”.

Një zëdhënëse e NYPD tha se oficerët po i përgjigjeshin raportimeve për një “protestë të panjoftuar” gjatë së cilës pjesëmarrësit bllokuan kryqëzimin.

“Anëtarët e Byrosë së Marrëdhënieve me Komunitetin të NYPD-së lëshuan paralajmërime dhe i këshilluan pjesëmarrësit të largoheshin nga zona e grumbullimit. Ata vazhduan të bllokonin kryqëzimin. Disa individë që nuk iu bindën urdhrave u morën në paraburgim”, tha zëdhënësja, pa specifikuar numrin e përgjithshëm të arrestimeve.

Midis të ndaluarve ishin kandidatja demokrate për në kongres, Darializa Avila Chevallier, dhe anëtarja e Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut, Chi Osa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 2.8 milionë automjete Volkswagen dhe Audi në rrezik për defekt gjatë drejtimit

Rreth 2.86 milionë automjete Volkswagen dhe Audi në mbarë botën mund të kenë një problem me sistemin e drejtimit, sipas Autoritetit Federal të Transportit Motorik...
13:53 | 25/09/2026

Gjoba prej 120 milionë eurosh, SHBA mbështet Musk në përplasjen ligjore me BE-në

Qeveria amerikane ka kërkuar zyrtarisht të ndërhyjë në çështjen ligjore të Elon Musk dhe platformës X kundër Komisionit Evropian, lidhur me një gjobë prej 120...
13:46 | 25/09/2026

Zelensky: Trump i miratoi Ukrainës licencën për prodhimin e raketave Patriot

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të premten se presidenti amerikan Donald Trump i ka konfirmuar miratimin e një licence që do t’i mundësojë Ukrainës të...
12:17 | 25/09/2026