25 Shtator 2026, 12:46
Nga E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Partia Demokratike, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese VKM e kryeministrit Edi Rama, e cila i hap rrugën planeve ndërtimore të qeverisë me projekte të botuara në ‘Albanian Files, në zonën e Pishporo- Nartë ku përfshihet dhe zona e Zvërnecit. Kërkesa u dorëzua sot në Gjykatë Kushtetuese nga Ina Zhupa, deputetja e PD-së, njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Kryetares së Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën dhe avokati përfaqësuesin ligjor i PD-së, Marash Logu.
Duke folur për mediat, Zhupa tha se vendimi tregon se si ulet mbrojtja e zonës nga kategoria IV, “rezervat natyror”, në kategorinë V, “peizazh i mbrojtur”. Sipas saj, përveç ndryshimit të kategorisë, është ulur edhe sipërfaqja e zonës nuk mund të ndërhyhej dhe bëhej asgjë.
"Se si ulet mbrojtja e Pishporo-Nartë. Ju kujtoj që Pishporo-Nartë është edhe Zvërneci. Nga kategoria e katërt, një rezervat natyror i menaxhuar, kalohet në kategorinë e pestë, në një peizazh të mbrojtur. Më pas, nga kategoria e pestë – peizazhi i mbrojtur që i ulet 5551 hektarë që i kishin më përpara dhe ja zbritën kur e bënë peizazh i mbrojtur.
Më pas, sipas ligjit të kohës, para se të ndryshonte ligji në 21/ 2024, edhe peizazhi i mbrojtur kishte zonim. Që do të thotë kishte një zonë qendrore në të cilën ti nuk mund të ndërtoje dhe të bëje asgjë, dhe kishte dhe nën-zona të tjera. Dhe 43% e peizazhit të mbrojtur Pishporo Nartë ishte zonë qendrore që ti nuk mund të ndërhyje dhe të bëje asgjë.
Me ligjin e ri dhe me ndryshimin e kësaj VKM-je (Vendim i Këshillit të Ministrave), janë hequr edhe nën-zonat. Pra, praktikisht me këtë VKM, jo vetëm që kalojnë nga kategoria e katërt në kategorinë e pestë, por ju hoqën edhe nën-zonat . Që do të thotë se kudo në Pishporo Nartë ti mund të ndërtosh, duke cenuar drejtpërdrejt një zonë të mbrojtur, një herë me ligj dhe më pas duke e pasuar me VKM.
Duke qenë se VKM-ja është një provë e patjetërsueshme që e ul sipërfaqen, e ul kategorinë, që nuk ka më zonim për këtë zonë të mbrojtur dhe që e cenon drejtpërdrejt – dhe kjo i hapi rrugë në fakt planeve ndërtimore të Edi Ramës me projekte të botuara në librin "Albanian Files" pikërisht në zonë të mbrojtur – ne gjykuam që të vinim dhe të çonim këtë VKM në Gjykatën Kushtetuese.
Për për t'ia lënë topin Gjykatës Kushtetuese se sa do t'i përgjigjet Gjykata Kushtetuese Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, standardeve të Bashkimit Europian. Sepse sot e ka kërkuar dhe e ka thënë Bashkimi Europian që është në kundërshtim me MSA e standardet. Dhe sa i përgjigjet qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që kanë ditë që protestojnë dhe kërkojnë që Gjykata Kushtetuese t'i përgjigjet atyre, dhe jo të bëhet një institucion që nuk i shërben askujt përveçse interesave të Edi Ramës" tha Zhupa./Dosja.al
ina zhupa gjykata kushtetuese
Aktualitet
25 Shtator 2026, 12:33
E. D
Eric Wendt
TIRANË- Gazeta amerikane ‘Contra Costa Herald’ ka publikuar një profil për ambasadorin e ri të SHBA në...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 12:08
E. D
pamjet
KRUJË- Një situatë e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur një muaj më parë në qytetin e Du...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 12:01
E. D
pamjet
LEZHË- Policia ka dhënë deteja lidhur me plagosjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manati të Lezhë...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 11:42
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ambasada amerikane në Prishtinë tha se mezi pret që të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri t&eu...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 10:54
E. D
Elisabeta Mataj
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 10:32
I.A
Sokol Sadushi
TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve u...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 09:56
E. D
pamjet
LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manati ...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 09:37
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një 44-vjeçare nga Polonia, e cila jeton në Rodos të Greqisë, ka denoncuar një 28-vjeçar shqi...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 09:11
E. D
PATOS- Intektualë të njohur, përfshirë aktorë, avokatë e shkrimtarë i janë drejtuar Kuvendit me një letë...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 08:27
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Irini Kapogianni ka klinikë dentare në Athinë. Por përvojën e saj ajo e fitoi në D&uum...