AKTUALITET /

Spahiu anuloi tenderin 50 mln euro për dializën në 5 spitale, shkak mangësitë e mëdha në dokumentacion

Shkruar nga Versus

Spahiu anuloi tenderin 50 mln euro për dializën në 5 spitale,

Pas anulimit të tenderit prej 50 milionë eurosh për dializën në 5 spitalet rajonale të Korçës, Vlorës, Elbasanit, Shkodrës dhe Lezhës, Agjencia e Prokurimeve Publike ka zbardhur edhe arsyen.

Për procedurën ishte shpallur fituese kompania suedeze "Diaverum AB", por ka patur mangësi të mëdha në dokumentacionin e dorëzuar si dhe gabime të shumta. 

Spahiu anuloi tenderin 50 mln euro për dializën në 5 spitale,

Më herët, PD kishte denoncuar tenderin e dhënë duke pretenduar edhe mungesë konkurrence. Anulimi i një tenderi kaq të madh pas shpalljes së fituesit është një vendim shumë i pazakontë. Por cilat janë arsyet se pse Klodiana Spahiu e anulloi tenderin e majmë? Ende nuk ka një përgjigjie konkrete, por risjellim në vëmendje faktin se vendimi për tenderin u firmos vetëm pak minusta pasi Spahiu ishte emëruar si ministre.

Tenderi, me fond limit 4.59 miliardë lekë, ishte shpallur më 17 gusht 2026, me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar.Procedura ishte zhvilluar nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), shoqëri me zotërim publik dhe në garë mori pjesë vetëm një kompani e cila u shpall fituese më 10 shtator. Versus.al

Poll