AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mjedisorët dërgojnë në Kushtetuese vendimin që zhveshi nga mbrojtja Pishë Poro-Nartën

Katër organizata të shoqërisë civile kanë njoftuar se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimmarrjen e qeverisë që mundësoi, sipas tyre, ndërhyrjen në zonën e mbrojtur të Pishë Poro-Nartës dhe që po përdoret për të avancuar lejet zhvillimore në zonë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
20 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
690745560 1368955258590258 1487724909670567527 n
Makineri e rëndë në Pishë Poro | Foto nga : PPNEA

Katër organizata mjedisore të shoqërisë civile njoftuan të premten se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar një vendim të Këshillit të Ministrave që, sipas tyre, i hoqi mbrojtjen zonës së Pishë Poro-Nartës, duke i hapur rrugën miratimit të lejeve të zhvillimit në zonë.

Kryeministri Edi Rama dhe qeveria shqiptare nuk kanë dhënë shenja tërheqjeje nga projekti i ndërtimit të një kompleksi turistik në Zvërnec, i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump edhe pas katër muajsh protesta të përditshme në Tiranë.

Kjo i ka shtyrë organizatat EcoAlbania, Res Publica, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) dhe REC Albania të kërkojnë në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 596, të datës 25 shtator 2024, si dhe pezullimin e zbatimit të tij deri në një vendim përfundimtar.

Organizatat thonë se ky vendim, i cili pasoi ndryshimet e vitit 2024 në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, hoqi nënzonimin e mëparshëm për Pishë Poro-Nartën dhe uli nivelin e mbrojtjes.

“Me vendimin e vitit 2022, 42,82% e sipërfaqes së zonës ishte përcaktuar si nënzonë qendrore, ku zbatohej shkalla më e lartë e mbrojtjes. Në këtë territor lejoheshin vetëm kërkimi shkencor dhe veprimtaritë ekoturistike të lira në natyrë. Me VKM nr. 596/2024, sipërfaqja nën shkallën më të lartë të mbrojtjes ra nga 42,82% në zero, ndërsa ajo nën shkallën e tretë u rrit nga 2,73% në 100%”, thuhet në deklaratë.

Përpara Gjykatës Kushtetuese, organizatat kundërshtojnë bazën e këtij vendimi, duke theksuar se institucionet kanë vepruar në kundërshtim me vetë gjetjet e tyre.

“Heqja e nënzonave dhe ulja e nivelit të mbrojtjes janë bërë pa një vlerësim të ri që të tregojë se vlerat natyrore të territorit janë zvogëluar,” theksojnë organizatat mjedisore në deklaratën për shtyp ku njoftohet padia.

Vendimi i qeverisë lejon zhvillimin e strukturave akomoduese turistike, instalimeve energjetike, rrugëve dhe kanaleve lundruese brenda zonës. Pasojat e këtij vendimi, sipas aktivistëve, po ndihen tashmë në terren, kur kompania e lidhur me investitorët nga Katari dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të SHBA-ve, ndërhyri në zonë për punime duke hapur rreth 8 kilometra rrugë aksesi dhe pastruar 2,8 hektarë habitat dunor dhe pyll pishe.

Duke iu referuar këtyre dëmeve të dokumentuara, organizatat thonë se kjo do të provojë para Gjykatës Kushtetuese se “ndryshimet në regjimin juridik të zonave të mbrojtura mund të kenë pasoja konkrete mbi territore me vlera të larta natyrore.”

Kompleksi Pishë Poro-Nartë, i cili përfshin grykëderdhjen e Vjosës dhe lagunat e Nartës, është pjesë e Rrjetit Emerald dhe njihet ndërkombëtarisht si Zonë e Rëndësishme për Shpendët (IBA) dhe Zonë Kyçe e Biodiversitetit (KBA).

Organizatat argumentojnë në padinë e tyre se “VKM nr. 596/2024 bie ndesh me standardet e mbrojtjes së natyrës të garantuara nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria.”

 

Etiketa: Eco AlbaniaPadi në Gjykaten KushtetuesePishë Poro -NartëREC AlbaniaRes PublicaShoqata Ornitologjike e ShqipërisëZonat e Mbrojtura
690745560 1368955258590258 1487724909670567527 n

Mjedisorët dërgojnë në Kushtetuese vendimin që zhveshi nga mbrojtja Pishë Poro-Nartën

13:37 | 25/09/2026
bjhrvwc 20251019 043553 171025 5 053 3

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur: Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

11:34 | 25/09/2026
mk gr border at lake prespa 2016 no crossing possible

Futja e Ballkanit në Shengen: një zgjidhje me përfitime për Evropën

09:59 | 25/09/2026
photo 2026 09 24 19 04 52

Zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të Ergys Agasit

08:08 | 25/09/2026
hyseni ne gjykate

Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni mbetet në ‘arrest shtëpie’

15:39 | 24/09/2026
meta ne gjyq

Avokati i Ilir Metës deklaron se rrezikon licencën nëse thyen bojkotin

14:14 | 24/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.