Në trevjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator 2023, janë rikthyer në vëmendje pamjet që dokumentojnë momentet kur pjesëtarë të grupit serb të udhëhequr nga Milan Radoiçiç sulmojnë Policinë e Kosovës. Nga pamjet e regjistruara të kamerave të sigurisë, shihen pjesëtarë të armatosur të grupit duke përdorur granatahedhës gjatë përballjes me efektivët e Policisë së Kosovës. Në një prej sekuencave shihet edhe përdorimi i armës antitank të tipit “Zola” në drejtim të pozicioneve të Policisë.