Aktualitet

Zjarr në një banesë në Sarandë, çifti i të moshuarve përfundon në spital

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr. 1 të Sarandës, ndërsa dy të moshuar kanë përfunduar në spital për shkak të asfiksisë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:15. Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt në sobën e gatimit.

Për shkak të tymit dhe asfiksisë, në spital janë dërguar shtetasit K. Zh., 73 vjeç dhe K. Zh., 72 vjeçe. Sipas policisë, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Sarandë/Rreth orës 01:15, ka rënë zjarr në një banesë në lagjen nr. 1, dyshohet për shkak të një defekti në sobën e gatimit. Për shkak të asfiksisë, janë dërguar në spital shtetasit K. Zh., 73 vjeç dhe K. Zh., 72 vjeçe, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.