E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Arrestimi i Vlora Hysenit, ambasadori  bullgar nga Pusteci: Shqipëria në BE, tani ose pas 20 vitesh

Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Ivajlo Kirov, ka komentuar nga Pusteci situatën politike në vend, protestat dhe arrestimin e kreut të SHISH, Vlora Hseni.

I pyetur në lidhje me protestat dhe arrestimin e kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Kirov u shpreh se një diplomat i huaj nuk mund të komentojë çështjet e brendshme politike të Shqipërisë.

“Siç e dini, nuk është e pranueshme që një diplomat i huaj të komentojë çështjet e brendshme politike në Shqipëri. Nga ana tjetër, është e drejtë e njerëzve të protestojnë dhe kjo duhet të jetë në përputhje me sistemin politik të Shqipërisë. Popullsia shqiptare duhet të jetë e vetëdijshme se duhet të dihet nëse Shqipëria do të hyjë në komunitetin europian tani apo pas 20 vitesh”, tha ambasadori bullgar.

Duke iu referuar arrestimit të kreut të SHISH, Kirov theksoi se çështja është ende në fazat e para dhe se, në këndvështrimin e tij si jurist, nuk mund të jepet një vlerësim përpara përfundimit të procesit gjyqësor.

“Në radhë të parë, po më vendosni në një situatë që të komentoj diçka të brendshme të Shqipërisë, jo të Bullgarisë. Së dyti, si jurist, pasi kjo është dega që kam përfunduar, çështja është ende në fazën e parë dhe nuk ka përfunduar. Nuk ka marrë ende një vendim nga gjykata, kështu që është e kotë të komentojmë diçka tjetër. Çdokush është i pafajshëm derisa të merret vendimi”, u shpreh Kirov.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.