Nën moton “Jo në emrin tim”, qytetarë në disa qytete të Kosovës kanë protestuar sot pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tubime janë zhvilluar në Gjakovë, Deçan, Dragash, Suharekë, Malishevë, Ferizaj, Prizren dhe qytete të tjera të Kosovës.
Në Prizren, protesta e organizuar nga OVL-UÇK u mbajt në Shadërvan, duke nisur në orën 19:00. Sipas organizatorëve, tubimi synoi të shprehte mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së dhe të përcillte qëndrimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Gjithashtu protestat duke nisur që prej kësaj të premteje do të shtrihen edhe në Evropë me disaporën e kosovës në Dusseldorf të gjermanisë, Në Lion dhe Paris të francës si edhe Helsinki të Finlandës.
Organizatorët kanë njoftuar se kulmi i protestës do të jetë në 1 tetor në një marshim të madh në Prishtinë.
Ndërkohë, PDK dërgoi një projektligj në Kuvend me synim ndryshimin e ligjit për gjykatën speciale. Ai iu dërgua këtë të premte qeverisë së Albin Kurtit për konsultim, por hapat e radhës për të mbeten të paqarta.
PDK ka kërkuar mbështetjen e nismës së saj në parlament në këmbim të pranisë së saj në sallë për presidentin e ri, zgjedhja e të cilit duhet të jetë finalizuar brenda 6 tetorit, në të kundërt vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.











Komente
Komento