E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Pse është momenti i duhur për të investuar në Tirana Central Park?

Në pasuritë e paluajtshme, momenti i hyrjes në treg ka rëndësi po aq sa vetë prona. Sa më herët të pozicionohesh në një zonë me potencial zhvillimi, aq më i madh është avantazhi për të përfituar nga transformimi i saj në vitet që vijnë.

Tirana Central Park, projekti më i ri nga Concord Group, vjen në një moment kur Tirana po zgjerohet, po transformohet dhe po krijon korridore të reja zhvillimi. Dhe pikërisht këtu qëndron mundësia: të investosh sot, përpara se zhvillimi i zonës të reflektohet plotësisht në çmimet e pronave.

Pse Tirana Central Park? Një nga faktorët kryesorë që ndikon në vlerën e një prone është vendndodhja. Por një vendndodhje nuk duhet parë vetëm për atë që është sot, duhet parë për atë që po bëhet. Me zhvillimin progresiv të infrastrukturës, shërbimeve, hapësirave urbane dhe projekteve të reja përreth, zonat në transformim kanë potencial të ndryshojnë ndjeshëm në perceptim dhe në vlerë.

Në praktikë, çmimet e pronave priren të rriten ndërsa një zonë konsolidohet, bëhet më e aksesueshme dhe fiton më shumë kërkesë. Kjo është arsyeja pse hyrja në fazat e para të një zhvillimi mund të jetë strategjikisht e rëndësishme.

Reklamë

Tirana Central Park është menduar për ata që nuk duan të blejnë vetëm një apartament, por të pozicionohen në një nga drejtimet e zhvillimit të Tiranës.

Projekti kombinon arkitekturën bashkëkohore, hapësirat e gjelbra, zonat pedonale dhe një koncept urban me densitet të ulët, duke krijuar një mjedis ku privatësia, komoditeti dhe cilësia e jetës janë në qendër. Por avantazhi nuk është vetëm mënyra e jetesës. Është edhe koha e blerjes.

Në fazat fillestare të një projekti, blerësit mund të kenë akses në kushte më konkurruese. Me progresin e ndërtimit, konsolidimin e projektit dhe zhvillimin e zonës, çmimet e njësive të disponueshme mund të ndryshojnë. Historikisht, në tregjet rezidenciale, një pjesë e rritjes së vlerës lidhet pikërisht me evolucionin e zonës dhe me kalimin nga një hapësirë në zhvillim drejt një destinacioni të konsoliduar.

Pra, pyetja nuk është vetëm “sa kushton sot?” Pyetja është:“Sa mund të kushtojë kur zona të ketë përfunduar transformimin e saj?” Pikërisht këtu krijohet diferenca mes blerjes në një treg të konsoliduar dhe pozicionimit herët në një zonë me perspektivë zhvillimi.

Tirana Central Park synon një komunitet të gjerë: familje të reja që kërkojnë një standard të ri jetese, profesionistë që duan akses dhe komoditet, shqiptarë të diasporës që kërkojnë një aset në Tiranë, si dhe investitorë që shohin pasurinë e paluajtshme si një mundësi afatgjatë.

Sot blen një pronë. Nesër zona mund të jetë ndryshe. Dhe kur zona ndryshon, ndryshon edhe mënyra se si tregu e vlerëson pronën.

Tirana Central Park, pozicionohu sot në adresën që synon të marrë vlerë bashkë me zhvillimin e Tiranës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.