web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediat e Veliajt konfirmojnë lajmin e CNA-së

25 Shtator 2026, 14:34, Aktualitet CNA

Mediat e Veliajt konfirmojnë lajmin e CNA-së

Këtë të premte, CNA raportoi se ish-deputeti i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, Halit Valteri, ka filluar të mbledhë firma për llogari të Erion Veliajt.

Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës i thanë CNA-së se Halit Valteri me porosi të Erion Veliajt dhe njerëzve të tij, ka filluar të mbledhë firmat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak që kryetari i bashkisë të marrë pjesë në mbledhjet e këtij këshilli.

Këtë lajm e kanë konfirmuar edhe mediat e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ku thuhet se Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e 29 shtatorit, e parashikuar të zhvillohet në orën 15:00.

CNA nënvizoi se kjo është një iniciativë që më shumë sesa veprim ligjor, është një tjetër lëvizje propagande, lëvizje mashtruese për shkakun e thjeshtë se avokati i Veliajt mjafton t'u bëjë një shkresë prokurorëve që t'u kërkojë që ai të paraqitet në mbledhje të këshillit ose vetë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, mund t’u kërkojë prokurorëve t'i japin leje të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

Mbledhja e firmave të anëtarëve të Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë vlerë ligjore. Ajo vjen menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në qeli kryebashkiakun e Tiranës dhe duket si një lëvizje e pashpresë, të cilën ia kanë lënë në dorë një njeriu si Halit Valteri. Mjafton të thuash se kush po i mbledh firmat për të kuptuar se ku do të katandiset kjo nismë./ CNA





Lajmet e fundit nga