Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen nr.1 të Sarandës duke shkaktuar lëndimin e dy të moshuarve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.15.
Nga flakët kanë pësuar asfiksi dhe janë lënduar lehtë çifti i të moshuarve Kristaq Zhupali dhe Ksanthipi Zhupali, përkatësisht 83 dhe 72 vjeç, të cilët janë dërguar në Spitalin e Sarandës për mjekim.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për izolimin e vatrës dhe shuarjen e zjarrit. Paraprakisht mendohet se shkak ka qenë një defekt në sobën e gatimit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.













