Analisti Fatos Lubonja ka komentuar skandalin ku është përfshirë ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar për të ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi, në kohën kur ky i fundit ishte në arrati.
I ftuar në News24, Lubonja u shpreh se, sipas tij, po bëhen gjithnjë e më të dukshme prova që lidhen me mënyrën e qeverisjes së Edi Ramës.
Më tej, Lubonja deklaroi se prej vitesh ka ngritur shqetësimin për atë që e cilëson si “kapje të institucioneve” nga qeverisja e Edi Ramës.
“E keqja është shumë e madhe, dhe zullumi ktputet kur trashet. Dhe të jep ndjesinë që nuk mban më. Por përsëri jemi në shesh. Jo se nuk ka qenë zullumi aty, por tani bëhet i dukshëm…Ato provat që i kanë ata që i bëjnë zullumet, po dalin sheshit.
Ka kohë që ne e dimë, Edi Rama një nga gjërat që ka bërë që kur ka ardhur në pushtet, ka qenë kapja e institucioneve.
Në kohën e Berishës ka qenë një kryetar i SHIK shumë i njohur, që dinte shumë sepse SHIK është vendi ku dihet gjithçka. Dhe ka për detyrë që për gjithçka që mendon që është e rëndësishme të informojë kryeministrin dhe Presidentin.
Ajo mund ta ketë informuar se çfarë bëjnë kundërshtarët, për të kontrolluar se çfarë bëjnë kryetarët, kjo mund të jetë një hipotezë. Mua dashuria e tyre s’më intereson.
Por çfarë ka bërë SHIK si informacion për të penguar kapjen e shtetit nga krimi i organizuar. . Kur krimi i organizuar ka shefin e shërbimit sekret , kur atë e emëron kryeministri çfarë mund të presësh”, tha ai.













