Plagosje me armë zjarri pranë Zogut të Zi në Tiranë, qëllohet në këmbë një shqiptar i Kosovës.
Burime bëjnë me dije se 33-vjeçari Gjenk Karabeg ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa deri më tani nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, grupi hetimor po mbledh pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Lajmi në përditësim....










Komente
Komento