Ambasadori i ri i shteteve të Bashkuara Eric Wendt ka mbërritur në Shqipëri. Pas ndalesës së parë në rezidencën amerikane, Wendt do të pritet të shtunën nga Presidenti Bajram Begaj, ku në orën 11:00 do t’i dorëzojë kreut të shtetit letrat kredenciale e më tej do të zhvillojë një takim kokë më kokë me të.

Më tej, në datën 2 tetor ai do të zhvillojë pritjen zyrtare ku të ftuar do të jenë politikanët e të gjithë krahëve.

Wendt mori firmën e Trump disa kohë më parë e më 6 gusht edhe bekimin e senatit amerikan për të qenë përfaqësues i diplomacisë amerikane në vendin tonë. Me ardhjen e tij largohet edhe Nancy Vanhorn e cila ka qenë e ngarkuar me punë që prej qershorit të 2023, kur u largua ambasadorja Yuri Kim.

Eric Wendt, një gjeneral-lejtnant amerikan në pension, me një profil kryesisht ushtarak dhe i sigurisë ka renditur si prioritet të misionit të tij në Shqipëri, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës duke shprehur mbështetje për SPAK, bashkëpunimin në mbrojtje e siguri kibernetike; si dhe trajtimin e drejtë e transparent të investitorëve amerikanë në sektorë si energjia, infrastruktura, minierat dhe inteligjenca artificiale.