Pas më shumë se 15 vitesh rivaliteti në distancë dhe sfidave verbale, Anthony Joshua dhe Tayson Fury do të vendosen përballë njëri tjetrit në ring.
Ndeshja mes dy ish kampionëve të botës në peshat e rënda është konfirmuar nga promotori Turki Alalshikh, që ka zyrtarizuar datën dhe vendin.
Përballja do të zhvillohet më 11 dhjetor në stadiumin e Kardifit në Uells. Për një audiencë më të madhe botërore, sidomos për atë amerikane ajo do të nisë në orën 1 pas mesnate, ndërsa do të paraprihet nga disa sfida të tjera.
Njëra prej tyre mund të rikthejë në ring edhe kampionin e madh të peshave të mesme Manny Pacquiao.
Gjithsesi, të gjithë sytë do të jenë te sfida mes Fury dhe Joshua, që mund të hapë sërish rrugën e të dy boksierëve për te gjerdani i titullit kampion të peshave të rënda.
Të dy boksierët brikanikë e kanë mbajtur më parë atë, por të dy kanë një rival të madh të përbashkët.Bëhet fjalë për boksierin ukrainas Oleksndr Uysik, I cili mban titullin kampion bote të unifikuar.
Uysik ka dalë triumfues në të gjitha përballjet e tij me të dy britanikët, që pas kësaj ndeshje mund të kthehen edhe një herë si sfidues.
Për këtë arsye, përballja e Fury me Joshua cilësohet si ngjarja më e madhe e boksit për vitin 2026.













