Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të premte në qytetin e Tiranës, ku në zonën e njohur si “Zogu i Zi” një shtetas nga Kosova mbeti i plagosur me armë zjarri.
Përmes në njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë me dije se rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore 33-vjeçari Gjenk Karabeg, i cili ishte plagosur me armë zjarir në këmbë.
Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
