AKTUALITET /

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një shqiptar nga Kosova

I plagosuri nuk ka dhënë detaje mbi ngjarjen dhe për këtë arsye nuk ka detaje të tjera lidhur me plagosjen.

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një shqiptar

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në afërsi të zonës së Zogut të Zi në Tiranë, ku një shqiptar nga Kosova është qëlluar me plumb në këmbë.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Efektivët po mbledhin dhe administrojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi plagosja, me qëllim dokumentimin e lëvizjeve të personave të përfshirë. Versus.al

Poll