FOTO/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin me mësues, plagosen tre persona
25/09/2026 15:18
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit.
Një taksi është përplasur me një autobus që transportonte mësues, ndërsa si pasojë e përplasjes janë lënduar dy gra dhe një vajzë. Të treja janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se ato janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para, dyshohet se autobusi me mësues po dilte në superstradë në momentin kur është përplasur me taksinë.
Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, njofton se, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet e përplasjes.

Top Channel