
Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga plagosja me armë zjarri në Tiranë që ndodhi pasditen e sotme.
Sipas njoftimit zyrtar, policia thotë se rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.
"Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta", thotë policia ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

