Të shtënat me armë në Tiranë, policia jep detajet! Del emri i të plagosurit

25 Shtator 2026 | 15:23

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar përsa i përket plagosjes të regjistruar pak orë më parë në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.

Sipas raportimit të Policisë, i plagosuri është shtetasi nga Kosova Gjenk Karabeg, rreth 33 vjeç, ku plagosja ka ardhur për shkaqe të motiveve të dobëta dhe ka ndodhur në rrugën “Egnatia”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e “Tanit të Rruzhdiut”, dalin pamjet e autorit në momentin e ekzekutimit (FOTO)

Foto të autorit të dyshuar të vrasjes së 44-vjeçarit, Artan Myrtaj, janë publikuar disa ditë pas ngjarjes që tronditi Sarandën. Siç shihet edhe nga fotot,...
15:28 | 25/09/2026

Ambasadori i ri i SHBA mbërrin në Tiranë, nesër ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale

Ambasadori i ri i SHBA, Eric Wendt ka mbërritur këtë të premte në Tiranë ku nesër mësohet se do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të...
15:05 | 25/09/2026

Të shtëna me armë zjarri te Zogu i Zi, plagoset në këmbë një person nga Kosova

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të premte në Tiranë te Zogu i Zi, ku për pasojë ka mbetur një person i plagosur....
15:04 | 25/09/2026