web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk ftoi zëvendësues për Balliun, Maran tregon alternativat

25 Shtator 2026, 15:27, Sport CNA

Nuk ftoi zëvendësues për Balliun, Maran tregon alternativat

Trajneri Rolando Maran zbuloi arsyen përse nuk ftoi lojtar tjetër për të zëvendësuar Ivan Balliun në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sipas tij, në krahun e djathtë, përveç Hysajt, mund të luajë edhe Samuele Sina, ndërsa përmendi edhe Ardian Ismajlin.

“Disa nga lojtarët nuk kanë pasur mundësi të përgatiten. Nga këto mungesa kam provuar gjëra të reja dhe kam marrë sinjale pozitive. Kam shumë besim, që edhe nëse disa lojtarë nuk kanë mundësi për të luajtur 90 minuta, japin siguri se do të bëjnë mirë në fushë.

Nuk jam i shqetësuar për krahun e djathtë. Është Samuele Sina. Ismajli po ashtu ka luajtur si mbrojtës i djathtë. Besoj se kemi disa zgjedhje.

Besoj se tani i njoh më shumë lojtarët. Kam pasur më shumë kohë për t'i njohur. Tani njohja e lojtarëve është edhe e ndryshme. Varet nga karakteristikat, por edhe varet nga momenti ku janë me klubin. Besoj se kam zgjedhur dhe grumbulluar lojtarët në gjendjen më të mirë dhe ata që janë më të përshtatshëm për ndeshje.”, deklaroi Maran.





Lajmet e fundit nga