Kjo është rruga dhe ky është rënkimi i mjetit për të shkuar në Çërrilë të Mallakastrës.
Në fakt, kjo rrugë, nëse mund të quhet e tillë, u shërben edhe të paktën 5 fshatrave të tjerë në këtë zonë.
Banorët tregojnë secili vështirësitë e veta që ka për shkak të rrugës. Vështirësi që vijojnë prej dekadash, shkruan A2.
Një rrugë që duhej të shkurtonte largësitë dhe të afronte njerëzit, në këtë rast po bën të kundërtën.
Në fakt, edhe pse ankohen dhe bëjnë apel ndaj shtetit nuk kanë më besim se dikush do të vërë dorë dhe se e nesërmja nuk do të ketë ndonjë ndryshim derisa zona të shkretohet plotëisht, siç ka nisur ndër vite.
Lini një Përgjigje