Misteri i vdekjes së Geli Raubal: dokumentet e reja ngrenë dyshime për rolin e Hitlerit

Vdekja e Geli Raubal, mbesës 23-vjeçare të Adolf Hitlerit, mund të ketë ndodhur në rrethana të ndryshme nga versioni i pranuar deri më tani. Një zbulim i historianit gjerman Harald Sandner ka rikthyer vëmendjen te ngjarja e shtatorit të vitit 1931.

Të lidhura

None found

Raubal, vajza e motrës së gjysmëvëllait të Hitlerit, u gjet e pajetë në apartamentin e tij në Mynih. Ajo ishte qëlluar me armë zjarri, ndërsa pranë trupit u gjet pistoleta e Hitlerit. Në atë kohë, autoritetet e cilësuan rastin si vetëvrasje, ndërsa Hitleri thuhej se ndodhej në Nuremberg.

Sipas Sandner, dokumente zyrtare të zbuluara së fundmi sugjerojnë se trupi i 23-vjeçares mund të jetë gjetur më 18 shtator, pra një ditë më herët se data e njohur deri tani. Nëse kjo kronologji do të konfirmohej, Hitleri mund të ketë qenë ende në Mynih kur Raubal humbi jetën.

Historiani gjerman thotë se një “masë dëshmish” e re e vendos momentin e vdekjes në orët e para të 18 shtatorit ose, ndoshta, gjatë natës para kësaj date.

Kjo hipotezë ka ringjallur edhe spekulimet e hershme rreth raportit mes Hitlerit dhe Raubal. Prej vitesh janë qarkulluar pretendime se të dy mund të kenë pasur një lidhje intime, ndërsa para vdekjes së saj thuhet se kishin zhvilluar një debat të fortë.

Nëse versioni i Sandner do të provohej dhe do të vërtetohej se Raubal u vra nga Hitleri, ajo do të ishte personi i vetëm që diktatori nazist njihet se e ka vrarë personalisht.

Megjithatë, kjo tezë nuk mbështetet nga të gjithë studiuesit. Historiani Guy Walters e ka kundërshtuar atë, duke thënë se mospërputhja në datat e dokumenteve mund të jetë shkaktuar thjesht nga një gabim transkriptimi.

Walters ka shprehur gjithashtu rezerva ndaj idesë se Hitleri dhe Raubal kishin marrëdhënie seksuale. Sipas tij, nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për ta mbështetur këtë pretendim.

Për rrjedhojë, çështja mbetet ende e pazgjidhur. Një version e paraqet vdekjen e Geli Raubal si vetëvrasje, ndërsa një tjetër ngre dyshimin se pas saj mund të ketë qëndruar vetë Adolf Hitler.


Shtuar më 25.09.2026 15:39

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet