AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares së Citizens.al

Shoqërimi në Polici i gazetares Citizens.al, Vjolanda Peca gjatë raportimit të protestës dhe mbajtja e telefonit të saj konsiderohen nga organizatat për mbrojtjen e gazetarëve si ‘shqetësim serioz’ dhe “përshkallëzim i rrezikshëm i sjelljes së Policisë ndaj gazetarëve”.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
13 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
policia gjate protestes
Protestuesit përballen me policinë gjatë protestës së mbajtur më 17 shtator 2026. Foto: LSA.

Rrjeti SafeJournalists reagoi të premten për rastin e shoqërimit nga policia të gazetares së Citizens.al, Vjolanda Peca gjatë raportimit nga protesta e së enjtes, duke shprehur ‘shqetësim serioz’ për faktin se telefoni i saj celular vijon të mbahet nga policia edhe pas lirimit.

Sipas organizatës që mbron të drejtat dhe lirinë e gazetarëve, Peca po mbulonte protestën në cilësinë e saj si gazetare kur u shoqërua nga efektivët e policisë dhe u mbajt në komisariat dhe se ajo ka deklaruar se policia nuk i ka dhënë asnjë shpjegim për arsyet e sekuestrimit të telefonit të saj.

“Sekuestrimi apo mbajtja e pajisjeve të punës së një gazetari kërkon garanci të posaçme. Telefonat e përdorur nga gazetarët mund të përmbajnë materiale të papublikuara, komunikime me burime dhe informacione të tjera të mbrojtura nga konfidencialiteti gazetaresk. Çdo ndërhyrje në këto materiale duhet të ketë një bazë të qartë ligjore, të jetë e nevojshme dhe proporcionale dhe të shoqërohet me garanci efektive për mbrojtjen e burimeve dhe informacionit konfidencial të gazetarëve,” thekson Rrjeti SafeJournalists në deklaratën publike.

Organizata i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve kompetente që të sqarojnë menjëherë bazën ligjore për shoqërimin në komisariat të gazetarës si dhe për sekuestrimin dhe vijimin e mbajtjes së telefonit të saj dhe t’ia kthejnë pa vonesë pajisjen, përveçse nëse vijimi i mbajtjes së saj mbështetet në një masë të ligjshme, të nevojshme dhe proporcionale, të shoqëruar me garancitë e duhura procedurale.

Rrjeti thekson se “çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut”.

Media Citizens.al e konsideroi aktin si “pengim i drejtpërdrejtë i punës gazetareske” duke vlerësuar se gazetarët duhet të raportojnë nga terreni pa pengesa dhe pa ndërhyrje.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) reagoi të premten duke i bërë thirrje policisë që t’i kthejë telefonin gazetares.

“Telefoni është mjet pune për gazetaren dhe mund të përmbajë pamje të papublikuara, komunikime me burime konfidenciale dhe të dhëna personale. Mbajtja e tij mund të pengojë raportimin dhe të rrezikojë mbrojtjen e burimeve”- thotë AGSH në qendrimin publik.

Po ashtu AGSH e konsideroi shoqërimin e saj në policie si një akt të ndërmarrë në kushte tërësisht të papërshtatshme duke qenë se nga dokumentimi i pamjeve filmike Peca ka qenë qartësisht e identifikueshme si gazetare.

Organizata po ashtu e konsideron këtë ngjarje si “një përshkallëzim i rrezikshëm i sjelljes së Policisë ndaj gazetarëve dhe mediave në tërësi”.

Etiketa: Asociacioni i Gazetareve te ShqiperiseCitizens.alPolicia e ShtetitProtestaSafe Journalist NetworkVjolanca Peca
policia gjate protestes

Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares së Citizens.al

15:12 | 25/09/2026
690745560 1368955258590258 1487724909670567527 n

Mjedisorët dërgojnë në Kushtetuese vendimin që zhveshi nga mbrojtja Pishë Poro-Nartën

13:37 | 25/09/2026
bjhrvwc 20251019 043553 171025 5 053 3

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur: Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

11:34 | 25/09/2026
mk gr border at lake prespa 2016 no crossing possible

Futja e Ballkanit në Shengen: një zgjidhje me përfitime për Evropën

09:59 | 25/09/2026
photo 2026 09 24 19 04 52

Zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të Ergys Agasit

08:08 | 25/09/2026
hyseni ne gjykate

Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni mbetet në ‘arrest shtëpie’

15:39 | 24/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.