Lajmi i fundit

VIDEO/ Pamjet e atentatit në Sarandë/ Vrasja e Artan Myrtajt, autori e ndoqi me pistoletë me silenciator, tjetri pas me motor

Maran, para debutimit në Nations League: Nuk jam i shqetësuar, kemi alternativa për çdo mungesë

Maran, para debutimit në Nations League: Nuk jam i shqetësuar, kemi alternativa për çdo mungesë

15:26, 25/09/2026

Rolando Maran është gati për debutimin e tij zyrtar në stolin e Shqipërisë. Trajneri italian foli në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për raundin e parë të Grupit 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve, duke theksuar se skuadra e tij është përgatitur mirë dhe se objektivi është një paraqitje e fortë.

Maran e vlerësoi kundërshtarin, duke e cilësuar Bjellorusinë një ekip kompakt dhe të fortë, që ka bërë një rrugëtim pozitiv. Megjithatë, ai preferoi të fokusohej tek Shqipëria.

“Kam shumë respekt për Bjellorusinë, por jam mësuar të përqendrohem tek ekipi im. Kemi bërë një përgatitje fantastike dhe kam parë shumë dëshirë për të punuar. Kam parë karakter, energji dhe dëshirë për të provuar edhe kur gabojmë, me synimin për t’u përmirësuar. Këto janë kushtet e duhura për ta përballuar ndeshjen”, deklaroi italiani.

Sa i përket formacionit, Maran pranoi se ka pasur disa probleme fizike, por theksoi se këto ditë i kanë dhënë përgjigje të rëndësishme. Asllani dhe Shehu pritet të marrin pjesë në stërvitjen e fundit, ndërsa vendimet përfundimtare do të merren pas saj.

“Disa lojtarë nuk kanë mundur të stërviten vazhdimisht. Kemi provuar gjëra të reja dhe kam marrë përgjigje shumë të mira. Nëse disa nuk mund të luajnë 90 minuta, kjo na jep mundësinë të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe të zbresim në fushë një skuadër të gatshme për të luftuar”, tha Maran.

Për mungesën e Balliut, trajneri nuk shfaqi shqetësim. “Nuk jam i shqetësuar. Kemi lojtarë të tjerë që mund ta interpretojnë lojën sipas mënyrës që kërkoj. Kemi Sinën, ndërsa Ismajli ka luajtur edhe si mbrojtës i djathtë. Besoj se do të kemi zgjedhje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco