web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ismajli, mbrojtës i djathtë? Çfarë po paralajmëron Maran

25 Shtator 2026, 15:42, Sport CNA

Ismajli, mbrojtës i djathtë? Çfarë po paralajmëron

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, u pyet në konferencë për shtyp për mungesën e një mbrojtësi të djathtë, pas mungesës së Ivan Balliut.

Ai u shpreh se nuk e shqetëson kjo, pasi theksoi se përveç Hysajt, është edhe Samuele Sina. Po ashtu Maran deklaroi se në krahun e djathë ka luajtur edhe Ismajli.

“Balliu nuk u zëvendësua? Në fakt, nuk jam i shqetësuar. Kemi lojtarë të tjerë për mënyrën si dua ta interpretoj lojën. Është Sina, varet çfarë do të kërkoj. Ismajli ka luajtur si mbrojtës i djathtë dhe besoj do të kemi zgjedhje.

Lojtarët? Padyshim tani i njoh më shumë. Kam fatin që kisha, përveç grumbullimit të parë, edhe këto muaj për t’i parë direkt apo për t'i parë me video. Padyshim për mua është ndryshe tani, tani kam ide më të qartë, edhe pse i njihja më përpara, por duke u thelluar. Janë lojtarë të cilëve u kam njohur disa karakteristika që nuk i njihja në detaj. Pastaj lojtarët ndryshojnë në momente të sezonit, ka lojtarë që po vuajnë apo janë në ngritje. Unë duhet të jem i vëmendshëm, nuk është vlerësim përfundimtar, por edhe i momentit me klubet e tyre apo edhe me ne. Të them emra është e vështirë, jam munduar të thërras ata që janë në gjendje të mirë, apo më të përshtatshmit. Në disa role jemi pak në vështirësi, por kjo është zgjedhja ime, edhe pas shumë pune të bërë”, tha Maran.





Lajmet e fundit nga