25 Shtator 2026, 15:55
Nga E.d
Foto ilustruse
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 91.97 lekë, duke fituar afërsisht 0.5 lekë krahasuar me të enjten. Ky është niveli më i lartë i kursit të këmbimit Euro-Lek në dy javët e fundit.
Sipas agjentëve të tregut, rritja e forta afatshkurtra të Euros në përgjithësi janë të lidhura me operacione të veçanta të blerjes së valutës në shuma të mëdha.
Rritja në mënyrë të papritur e kërkesës në treg zakonisht shoqërohet me një mbiçmim të shpejtë ditor të Euros.
Ky është një fenoment që është vërejtur disa herë në kursin e këmbimit gjatë viteve të fundit. Megjithatë, zakonisht kjo rritje është afatshkurtër dhe amortizohet nga tregu në harkun e pak ditëve, pikërisht sepse është e lidhur me operacione sporadike të blerjes dhe zakonisht nuk reflekton një kërkesë me bazë të gjerë.
Nga ana tjetër, një korrektim i lehtë në rritje i kursit pas përfundimit të sezonit veror mund të jetë i pritshëm. Kjo ka qenë e zakonshme në vitet e mëparshme, por zakonisht tendenca ka nisur më herët, qysh me kalimin e pikut të sezonit. Këtë vit rënia e Euros ka vijuar e pandërprerë edhe gjatë muajit shtator dhe një korrektim i lehtë nga nivelet minimale historike të shtatorit mund të pritet në vazhdim.
Edhe gjatë vitit 2026 Euro ka vijuar tendencën afatgjatë rënëse në kursin e këmbimit me Lekun, madje me ritme edhe më të shpejta krahasuar me vitin e kaluar. Rënia vjetore e kursit këtë muaj ka arritur pranë nivelit maksimal vjetor prej 6%.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan një përmirësim të ndjeshëm të Bilancit të Pagesave edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Për 6-mujorin 2026, deficiti i llogarisë korrente pësoi rënie, me një vlerë totale prej 361 milionë eurosh ose 40.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deficiti i llogarisë korrente për 6-mujorin ka shënuar njëkohësisht nivelin më të ulët që prej vitit 2018. Ulja e deficitit ka ardhur kryesisht nga rritja e eksporteve të shërbimeve dhe nga remitancat.
Efekt shtesë në bilancin e përgjithshëm duket të ketë dhënë edhe rritja e fortë e investimeve të huaja direkte. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e dytë 2026 vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 741 milionë euro, në rritje me 86% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo rritje u ndikua ndjeshëm nga flukse të lidhura me një projekt të rëndësishëm zhvillimi në sektorin e pasurive të paluajtshme. Për të gjithë 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 1.144 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjithashtu, një efekt shtesë duket se ka ushtruar edhe suficiti i bollshëm fiskal, që ka ulur ofertën e Lekut në treg. Për 8-mujorin 2026, buxheti ishte në suficit në vlerën e 61.6 miliardë lekëve, në rritje me 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Monitor
euro leku renie
Aktualitet
25 Shtator 2026, 15:38
E.d
Pamje
SARANDA- Detaje të reja kanë dalë nga atenati mafioz i cili trondit qytetin e Sarandës disa ditë më parë, ku i vra...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 15:30
E.d
Pamje
LEZHA- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Nj...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 15:23
E.d
Foto ilustruse
PEQIN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin nacional Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë. ...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 15:19
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar pas plagosjes me armë zjarri e cila ndoshi pak minuta më parë n&...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 14:55
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Bëhet me dije se një pe...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 14:35
E. D
Elton Shahini
TIRANË- Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar lidhur me incidentin ku u pë...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 14:21
I.A
SARANDË- Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar autorin e dyshuar të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, pak dit&eum...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 13:35
E. D
pamjet nga sherri
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me konfliktin e ndodhur në rrugët e Durrësit mes nj&e...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 13:25
I.A
Policia
TIRANË- Policia ka parandaluar një konflikt mes 23 të miturve në zonën e Yzberishtit, ndërsa ka sekuestruar edhe dy s...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 13:12
E. D
Bleona Mata
TIRANË- Zenel Mata, gjyshi i Bleona Matës, ka folur për zhdukjen e mbesës së tij 16 vite më parë. N&...