Anëtarët e Komisionit të Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit u mblodhën sërish këtë të premte për të diskutuar projektligjin për të drejtat e autorit, por për deputetët çështja e ish-kreut të SHISH ishte më e rëndësishme. Mbledhja u dominua nga debatet për Vlora Hysenin që një ditë më parë doli për herë të parë publikisht pas masës së arrestit shtëpiak, që iu la në fuqi nga GJKKO. Kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa ngriti akuza për funksionimin e institucioneve shtetërore. Donit të fshihnit elefantin në dhomë, ironizoi Zhupa deputetët e mozharoncës, që i bëri fajtorë si pengues të debatit parlamentar për çështjen e ish-kreut të Inteligjencës Shqiptare në seancën e djeshme parlamentare. Erion Malaj u kundërpërgjigj në emër të mozhorancës, duke përdorur si argument Rregulloren e Kuvendit.