Rashica: Kosova kërkon fitoren e radhës ndaj Austrisë pas triumfit me Irlandën

Pas fitores 1-0 kundër Irlandës në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve, Milot Rashica ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Të lidhura

None found

Sulmuesi kosovar e konsideroi shumë të rëndësishëm faktin që Kosova e nisi kampanjën me sukses, veçanërisht pasi sfida e parë u zhvillua në shtëpi.

Rashica deklaroi se ekipi e kontrolloi takimin që nga fillimi dhe krijoi disa mundësi në pjesën e parë. Sipas tij, me më shumë fat, Kosova mund të kishte shënuar dy ose tre gola, por në fund arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutat e fundit dhe të ruante avantazhin përmes një mbrojtjeje të mirë.

Ai u ndal edhe te rastet e humbura gjatë ndeshjes, duke theksuar se lodhja ndikoi në ritmin e lojës. Në këtë situatë, kundërshtari u tërhoq më pranë zonës së tij, ndërsa zëvendësimet i sollën Kosovës energji të re për të kërkuar golin deri në fund.

“Kemi pasur mundësi për të shënuar shumë më herët, por lodhja ndikon natyrshëm në një ndeshje. Irlanda u vendos edhe më poshtë në fushë, ndërsa lojtarët e inkuadruar na dhanë energji dhe u përpoqëm ta shfrytëzonim në maksimum. Mendoj se ia dolëm mirë”, u shpreh Rashica.

Tashmë vëmendja e tij është te sfida e ardhshme me Austrinë, ndaj së cilës Kosova synon të marrë një tjetër rezultat pozitiv.

Rashica e cilësoi Austrinë një kundërshtar edhe më të fortë, por rikujtoi se Kosova ka treguar edhe më parë se mund të paraqitet mirë përballë skuadrave të mëdha. Ai tha se ekipi do të udhëtojë me synimin për të fituar tri pikët dhe shpreson të rikthehet me sukses.


sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet