Oltjon Muzaka është liruar nga detyra e zv.ministrit të Shëndetësisë dhe është emëruar në të njëjtin post në Ministrinë e Brendshme. 

Emërimi i tij vjen në një moment kur Ministria e Brendshme tashmë drejtohet nga Ervin Demo, pas lirimit nga detyra të Besfort Lamallarit.

V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Oltjon Muzaka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ALBANA KOÇIU