Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Këshilli i Ministrave firmos ndryshime në drejtimin e institucioneve, ja emërimet dhe lirimet nga detyra (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Këshilli i Ministrave firmos ndryshime në drejtimin e institucioneve,
Foto ilustruese

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte, një sërë vendimesh që lidhen me drejtimin e disa institucioneve shtetërore. Mes vendimeve të miratuara janë edhe disa ndryshime në nivelet drejtuese, me lirime nga detyra dhe emërime të reja.

Emiliano Gjika është liruar nga detyra e kryetarit të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve. Në këtë pozicion është emëruar Ina Zeqaj.

Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Oltjon Muzaka është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

U miratuan edhe disa emërime dhe shkarkime të drejtuesve të institucioneve:

-Z. Emiliano Gjika, kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, lirohet nga kjo detyrë.

-Znj. Ina Zeqaj emërohet kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.

-Z. Oltjon Muzaka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese